Berisha Rikonfirmon Vullnetin Për Të Zbatuar Rezolutën E Pe-Së Në Bashkëpunim Të Ngushtë Me Opozitën
TIRANE, 10 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi sot në Dubrovnik(Kroaci), gjatë takimit me zv/Presidentin e grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda, vullnetin për të zbatuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit.
Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha e falënderoi z. Swoboda për miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe angazhimin e grupit socialist në Parlamentin Evropian për të inkurajuar integrimin evropian të Shqipërisë. /s.s./