English

Biznesmenët spanjollë, gjermanëve: Na e shisni Oktapodin Paul me 30 mijë euro

NOA - LEXONI UDHEZIMET E PERDORIMIT

Madrid, 10 Korrik, NOA – “Mos e fërgoni Oktapodin Paul, por na e shisni neve për 30 mijë euro, madje edhe më shumë po të doni. Kemi për ta mbajtur me gjithë të mirat!”.

Kjo është oferta e një grupi biznesmenësh spanjollë, drejtuar palës gjermane që mban nën mbikëqyrje oktapodin orakull, i cili është kthyer në simbolin e kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, por që për fat të keq rrezikon të përfundojë në ndonjë tavë apo zgarë.

E kjo, për shkak të inatit të krijuar tek gjermanët pas parashikimit negativ të oktapodit orakull për ndeshjen e fundit të Gjermanisë me Spanjën, ku ajo humbi 1-0 dhe nuk u kualifikua dot për në finale.

Konkretisht, mësohet se janë biznesmenët spanjollë të qytetit Carballino, të cilët kanë mbledhur 30 mijë euro për të marrë me qira oktapodin, i cili rrezikon të vritet në kuadrin e festivalit vjetor të ngrënies së frutave të detit.

{youtube}LZNb6ieidu8{/youtube}

Këta biznesmenë e ftojnë Paulin për një jetë të qetë në Spanjë, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë kryeministri spanjoll, Zapatero, i cili tha se qeveria që ai drejton do ta ndihmojë ligjërisht kafshën interesante të detit, e cila ka parashikuar në mënyrë të shkëlqyeshme ndeshjet e këtij kampionati Botëror.

Me sa duket interesi spanjoll për këtë kafshë të dashur, po shtohet më së shumti edhe tani që ai sapo ka parashikuar fitoren e re të Spanjës, në finalen e kampionatit Botëror 2010.

n.e/NOA

{youtube}mrT9vNVNMe0{/youtube}

KOMENTE