Uashington, 10 Korrik, NOA – Për të ndaluar rrjedhjen e mëse 80.000 mijë fuçive naftë në ditë, bëhet me dijeni se kompania “British Petrolium” do të vendosë një kapak më të madh mbi gypin e dëmtuar të naftës në Gjirin e Meksikës.
Në këtë mënyrë, do të mundësohet pakësimi i rrjedhjes së naftës në këtë zonë, çka ka shkaktuar një reagim mjaft të madh nga qeveria.
Lajmi është bërë me dije nga vetë drejtuesit e kompanisë naftë-nxjerrëse “British Petrolium”, të cilët janë përballur deri tani me kritika nga të gjitha anët për rrjedhjen e naftës në det, e cila ka shkaktuar një katasfrofë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë presidenti amerikan, Barak Obama ka qenë në zonën e dëmtuar për katër herë me radhë dhe ka kërkuar atje një reagim sa më të parë nga ana e autoriteteve, por edhe drejtuesit e “British Petrolium” për të zgjidhur situatën e rënduar ekologjike.
n.e/NOA