English

E ëma nuk i hekuros rrobat, 29 vjeçari e merr peng

SHBA, 11 Korrik, NOA- Një 29 vjeçar nga Villa Rika, në Shtetet e Bashkuara, është arrestuar se ka rrëmbyer nënën e tij pasi ajo kishte refuzuar ti hekurosë rrobat. Sipas mediave lokale Robert Edward Tyrrell Jr u arrestua me akuzën se ka marrë për disa orë peng nënën e tij duke e kërcënuar me një armë. "Donte që ti hekuroste rrobat dhe kur ajo i tha jo ka filluar një diskutim i ashpër që përfundoi në konfiskim. Ai ka deklaruar se hekuri ishte punë e grave"- ka thënë një agjent.

Tyrrell, i cili jetonte ende me prindërit e tij, ka marrë një armë dhe pasi i ka hequr të ëmës çelësat dhe telefonin, e ka kërcënuar për 6 orë.

Gruaja, pas 6 orësh tmerri ka mundur të dalë nga shtëpia dhe ka shkuar menjëherë në polici ku ka bërë dhe denoncimin. 29 vjeçari do të gjykohet javën e ardhshme, me akuzën për rrëmbim personi.

a.e./NOA

KOMENTE