Pekin, 10 korrik- NOA- Mbetet misterioze "origjina” e objektit të paidentifikuar fluturues që të enjten shkaktoi përkohësisht mbylljen e një aeroporti në Kinë.
Sipas “China Daily” hetimi i hapur në aeroportin e Hangzhou (Kinë) nuk ka dhënë ende rezultate. Një punonjës i aeroportit ka thënë se radari nuk ka mundur të kapë asgjë. Dy foto (fotot që ju shihni) të bëra nga dëshmitarë të rastit janë dëshmitë e para të objektit të paidentifikuar fluturues që ka detyruar autoritetet kineze të mbyllin përkohësisht aeroportin e Hangzhout, ku dhe dhjetëra fluturime u anulluan. Sipas dëshmitarëve objekti fluturues ishte me një bisht shumë të gjatë; dikush tjetër është betuar se e ka parë objektin ne fjale pasditen e së martës dhe dukej sikur ai i vidhej dikujt. Ndërsa ekspertë kinezë pohojnë se pamja e çuditshme mund të ketë qenë një raketë amerikane balistike ndërkontinentale në momentin e shpërbërjes. Lidhur me çështjen në fjalë pritet të dalë më vonë sot një deklaratë zyrtare. a.e./NOA