Lexoni dhe: Vritet në mister shqiptari në Athinë, pronar i një dyqani
Athinë, 10 Korrik 2010 NOA Update – Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen sot pasi u qëllua me armë zjarri në lagjen “Kifisia” të kryeqytetit grek, Athinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi në orën 08.00 të mëngjesit ora greke në një nga qendrat kryesore të Athinës, në lagjen “Kifisia”, tek kryqëzimi me rrugën “Konstandinupulos” të Peristerit, kur dy persona me një motor, të pajisur me skafandra, ndalën në rrugë emigrantin 29-vjeçar shqiptar që sapo kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte në punë dhe sa hap e mbyll sytë hapën zjarr ndaj tij me pistoletë.
Policia citon dëshmitarët që treguan se gjithçka ndodhi në pak sekonda por në sy të shumë njerëzve që lëviznin në ato momente, për më tepër, afër tyre, mu përpara filialit të "Seat".Autorët i dhanë gaz sa të mundnin motorit dhe u zhdukën nëpër rrugica duke i humbur kështu një ndjekjeje të pritshme policore.
Dëshmitarët u përpoqën të ndihmojnë të plagosurin por ai vdiq rrugës për në Spitalin Shtetëror të Nikeas ku mjekët konfirmuan se ai nuk jetonte më.
Forca të shumta që shkuan në vendngjarje, raportuan se nga hetimet e para dyshohet për larje hesapesh, nga vetë skema e atentatit që ishte i planifikuar.
Policia tha se po heton lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve, kesaj ku u ekzekutua i riu ne rrugë dhe tjetrës në Shen Pandelimona ku u vra një tjetër i ri shqiptar, pronar kjoske.
n.s/r.n/NOA Lexoni dhe: Vritet në mister shqiptari në Athinë, pronar i një dyqani