English

FMN, “shuplakë” Qeverisë: Buxheti i rishikuar, jo realist

NOA - LEXONI UDHEZIMET E PERDORIMIT

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA - Pas takimit me dyer të mbyllura që Fondi Monetar Ndërkombëtarë pati me deputet të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Ilir Beqja pohon se ky institucion ka një shqetësim në rritje të situatës ekonomike të vendit tonë.

Konkretisht pika më problematike mbetet niveli i lartë i borxhit publik, nivel i cili nuk mund të përballohet nga ekonomia shqiptare.

Duke folur me agjencinë NOA, z.Ilir Beqja tha sot se këto shqetësime janë të njëjta me atë që Partia Socialiste ka denoncuar prej muajsh.

“Nuk mund të bëjë publike të gjitha detajet e këtij takimi, por mund t’ju them se FMN është e shqetësuar po aq sa Partia Socialiste për vështirësitë që po kalon ekonomia, për nivelin e borxhit publik, për defiçitin buxhetor”- u shpreh z.Beqja.

Më tej, ai shton se gjatë këtij takimi, institucioni ndërkombëtar monetar ka shprehur rezerva edhe për buxhetin e rishikuar të qeverisë.

Sipas deputetit të opozitës, draftin e ri të rishikuar, FMN e ka konsideruar jo realist, çka do të thotë një shpenzimet mund të uleshin edhe më shumë.

Një misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri për të monitoruar situatën ekonomike të vendit, në prag edhe të shkurtimit që po i bëhet buxhetit të shtetit.

Një ditë më parë Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se shpenzimet në total do të ulen me afro 10 % të buxhetit të shtetit, që në shifra absolute do të thotë 39 miliardë lekë.

Nga kjo shifër 19 miliardë janë fonde që janë shkurtuar nga investimet publike. Ky shkurtim fondesh do te ndikojë në uljen e defiçitit buxhetor, i cili u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, kur qeveria bëri shpenzime ka kriter për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

r.l/r.n/NOA

Vendimi i plotë për ndryshimin e buxhetit:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 190, DATË 4.12.2009, “PËR BUXHETIN E VITIT 2010””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 190, datë 4.12.2009, “Për buxhetin e vitit 2010””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 190, DATË 4.12.2009, “PËR BUXHETIN E VITIT 2010”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10 190, datë 4.12.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, bëhen këto ndryshime:

Neni l

Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 1

Buxheti për vitin 2010 është:

Të ardhurat 333 658 milionë lekë;

Shpenzimet 371 767 milionë lekë;

Deficiti 38 109 milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i shtetit, për vitin 2010, është:

Të ardhurat 264 283 milionë lekë;

Shpenzimet 302 392 milionë lekë;

Deficiti 38 109 milionë lekë.”.

Neni 3

Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 3

Buxheti vendor, për vitin 2010, është:

Të ardhurat 29 686 milionë lekë;

Nga të cilat:

- Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 14 207 milionë lekë

- Shpenzimet 29 686 milionë lekë.”.

Neni 4

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2010, është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej 74 497 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet 46 282 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 28 215 milionë lekë;

Shpenzimet 74 497 milionë lekë.

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2010, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

2. Skema e sigurimit suplementar:

Të ardhurat, gjithsej 4 922 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet 200 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 4 722 milionë lekë;

Shpenzimet 4 922 milionë lekë.”.

Neni 5

Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 5

Buxheti i sigurimeve shëndetësore, për vitin 2010, është:

Të ardhurat, gjithsej 25 649 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet dhe të tjera 6 014 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 19 635 milionë lekë;

Shpenzimet 25 649 milionë lekë.

Fondi për shërbimin spitalor ndahet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 6

Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 6

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve, për vitin 2010, është:

Të ardhurat, gjithsej 1 700 milionë lekë;

Nga të cilat:

- të ardhura të tjera 1 400 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 300 milionë lekë;

Shpenzimet 1 700 milionë lekë.”.

Neni 7

Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 8

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet 6 310 milionë lekë;

Të ardhurat tatimore 229 709 milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore 28 264 milionë lekë.”.

Neni 8

Neni 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 38 109 milionë lekë, nga i cili 300 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit të brendshëm dhe të huaj, prej 46 468 milionë lekësh, nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.

Kufiri i huamarrjes së brendshme dhe të jashtme mund të reduktohet për çdo të ardhur të arkëtuar nga privatizimet strategjike në masën 50 për qind të të ardhurave të realizuara nga ky privatizim. Pjesa tjetër e të ardhurave nga ky privatizim përdoret nga Këshilli i Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime, i cili, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 e 2, të këtij ligji.”.

Neni 9

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzimet korrente 225 685 milionë lekë;

Shpenzimet kapitale 66 777 milionë lekë;

Fondi rezervë 2 500 milionë lekë;

Fondi i kontingjencës 2 730 milionë lekë;

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 4 366 milionë lekë.

Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për institucionet e pavarura nga Këshilli i Ministrave kufiri i shpenzimeve dhe numri i punonjësve janë sipas tabelës 1/1, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Në shpenzimet kapitale përfshihet edhe një fond kontigjence për mbështetjen e financimeve të huaja prej 3 000 milionë lekësh, i cili shpërndahet nga Ministria e Financave, në përputhje me ecurinë e projekteve të huaja.

E drejta për të kryer shpenzime për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë nga fondi i përcaktuar në këtë ligj, skadon më 31 maj 2011.

Fondi për kompensimin e energjisë elektrike përdoret sipas kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave dhe shpërndahet nga Ministria e Financave.

Fondi i përfshirë në programin “Mbështetje për shoqërinë civile” përdoret për organizatat jofitimprurëse sipas kritereve ligjore, si dhe për mbulimin e kostos administrative.

Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet korrente, të cilat janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga të gjitha institucionet buxhetore, në varësi ose jo të Këshillit të Ministrave, si dhe për organet e pushtetit vendor.”.

Neni 10

Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 11

Numri maksimal i punonjësve buxhetorë në organikë në vitin 2010 është 90 000 veta. Këshilli i Ministrave përcakton numrin e punonjësve buxhetorë për çdo ministri dhe institucion qendror, me përjashtim të numrit të punonjësve të institucioneve të pavarura, që përcaktohen në tabelën 1/1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i Ministrave përcakton edhe numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme.

Për vitin 2010, nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në buxhet, me përjashtim të institucioneve të reja të krijuara me ligj.”.

Neni 11

Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 12

Paga e Presidentit të Republikës është 250 000 lekë në muaj.”.

Neni 12

Neni 13 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 13

Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 2 500 milionë lekësh, përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit, prej 2 730 milionë lekësh, dhe fondi për rritjen e pagave dhe të pensioneve, prej 4 366 milionë lekësh, përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 13

Tabela nr.3, që përmendet në nenin 15, zëvendësohet me tabelën që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 14

Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 17

Shtesa e stokut të borxhit deri në fund të vitit 2010 parashikohet të arrijë në 45, 034 millionë lekë, i detajuar si vijon:

1. Për huamarrjen vjetore neto për mbeshtetjen buxhetore, deri në 29, 018 milionë lekë.

2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 32, 111 milionë lekë.

3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, është 1,100 milionë lekë.

4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të jashtme, të papaguara, është 1,675 milionë lekë.

5. Ulja e stokut të borxhit si rezultat i rivlerësimit të valutës së Bankës së Shqipërisë është 18,870 milionë lekë.”.

Neni 15

Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

Neni 16

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” .

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

KOMENTE