Fushë Krujë, Aksident Automobilistik, Humb Jetën Drejtuesi I Automjetit
TIRANË, 10 Korrik /ATSH -M.Shkurta/- Një person ende i paidentifikuar humbi jetën në një aksident automobilistik pasditen e së shtunës, në afërsi të fshatit Arameras, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur për ATSH-në se shkak i aksidentit ishte përplasja e një trajleri dhe një automjeti me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonte i vetëm viktima.
Sipas policisë, edhe drejtuesi i trajlerit, si dhe pasagjeri i tij, ndodhen në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe identifikimin e viktimës së tij./s.s./