English

Golem, mbytet në det duke u larë një vajzë nga Vlora

Kavajë, 10 Korrik 2010 NOA – Fund tragjik për një vajzë të re nga jugu e cila kishte mbërritur në plazhin e Kavajës nën shoqëri familjare për të kaluar një fundjavë pushimesh.

Vajza 22-vjeçare Sh.B., nga fshati Novoselë i rrethit Vlorë është mbytur në plazhin e Golemit teksa po lahej në det, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga hetimet paraprake që po kryhen në vendngjarjen e disa minutave më parë, bëhet e ditur se vdekja e të resë mund të ketë ardhur pasi ajo duke mos ditur të notonte, ka humbur mundësinë për të qëndruar në ujë duke u mbytur.

r.n/NOA Vijon...

KOMENTE