English

Jaka: Amnistia E Plotë Fiskale Dhe Legalizimi I Aseteve I Jep Frymëmarrje Të Re Ekonomisë

-Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka në një intervistë për ATSH-në- TIRANE 10 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka deklaron në një intervistë për ATSH-në se, amnistia e plotë fiskale dhe legalizimi i aseteve i jep një frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare, duke zbutur faktorët e ndikimit të krizës globale. Ai vlerëson gjithashtu se kjo amnisti duhet të jetë e plotë, që presupozon legalizim asetesh, amnisti për detyrimet ndaj borxheve tatimore dhe doganore të paqartë, apo shuarjen e detyrimeve tatimore për pasurinë e vënë në vite, në kohën kur kuadri ligjor dhe administrativ tatimor nuk ishte as i plotë dhe as i konsoliduar. Ajo që sipas Jakës kërkon biznesi është të reflektohet mirë në draftin ligjor të dikasterit përkatës është legalizimi i plotë i aseteve, falja e të gjithë detyrimeve të deritanishme, duke aplikuar një masë tatimore deri në 3 për qind. ATSH: Deri ku ka shkuar procesi i amnistisë fiskale ? Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka materializuar dhe formalizuar iniciativën e saj për amnisti të plotë fiskale dhe legalizim asetesh që në fillim të vitit që j'a ka dërguar Ministrisë së Financave. Media është vënë në dijeni në atë kohë për këtë cështje me përfaqësues të shoqatave të biznesit, sektorëve specifikë, me të cilët Dhoma afron bashkëpunim dhe mbron interesat e tyre. Në këtë tryezë u dol në një emërues të përbashkët, amnisti e plotë fiskale, legalizim asetesh të detajuar dhe të studiuar mirë. Amnistia e plotë fiskale dhe legalizimi i aseteve jep një frymëmarrje të re në ekonomisë shqiptare, duke zbutur faktorët e ndikimit të krizës globale. Kjo amnisti duhet të jetë e plotë, pra legalizim asetesh, amnisti për detyrime që lidhen me borxhin tatimor apo doganor të paqartë, apo shuarjen e detyrimeve tatimore për pasurinë e vënë në vite, kur kuadri ligjor dhe administrativ tatimor nuk ishte as i plotë dhe as i konsoliduar. Ekspertët dhe përfaqësues të biznesit kërkuan që të jenë të matur, por të qartë në hartimin e një amnistie të plotë, me të gjithë parashikimet e pas aplikimit të saj. Që nga ajo kohë nuk ka pasur takim tjetër në këto nivele, por kjo nuk do të thotë që puna jonë reshti këtu. Bashkë me ekspertët tanë filluam punën për përgatitjen e një drafti të plotë dhe te detajuar, që në kohë rekord shkoi në duart e Ministrisë së Financave. Edhe pse gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar takimet informale, asgjë konkrete nuk ka ardhur nga Ministria e Financave. Nga ajo çfarë kemi konstatuar, ekziston fryma pozitive për t'u bërë amnistia fiskale dhe legalizimi i aseteve. Mendoj që kjo është një domosdoshmëri e madhe për ekonominë e vendit dhe nuk mendoj se duhet zgjatur shumë bërja e saj. Këtë siç duket e kanë kuptuar dhe institucionet përgjegjëse shtetërore dhe ndaj kemi theksim të deklaratave të tyre për një amnisti të plotë fiskale. Nga ana tjetër mendoj se tashmë legalizimi i aseteve për kompanitë shqiptare është bërë i domosdoshëm. Pa u futur në analizat e procesit, tek anët pozitive apo negative që do të sjelle, mendoj që është koha që biznesi të ketë një amnisti asetesh, qoftë kjo edhe për të zbutur pasojat e krizës ekonomike globale. Formalizimi i aseteve te biznesit, deklarimi dhe regjistrimi i tyre në zyrat e Hipotekës do të thotë më shumë kredi për biznesin shqiptar, më shume investimeve dhe hapje vendesh të reja pune. Kompanitë që i kanë këto asete duhet t'i kontabilizojnë, pasi rentabiliteti i tyre rritet me asetet e plota të formalizuara, i kthen konkurruese, sidomos ato kompani që janë në tregun e huaj apo pergatiten të futen në këtë treg. ATSH: Ministri Bode deklaron se ka një draft dhe se është per nje amisti fiskale të plotë . Cfarë ka propozuar Dhoma e Tregtisë, ose më saktë sa nga ky draft zënë vend sugjerimet e Dhomës? Ne kemi dorëzuar draftin tonë në kohë reale, në mënyrë që të përshpejtojmë këtë proces. Legalizim dhe amnisti nuk është e vështirë për t'a bërë. E kanë aplikuar dhe vende të tjera të botës dhe kemi prej tyre eksperiencat pozitive, duke i dhënë frymën e duhur ekonomisë së vendit të tyre në kohën e duhur. Referuar këtyre vendeve ne kemi sjellë modele të tyre duke i adaptuar me realitetin shqiptar. Ajo çka ne duam dhe kërkojmë të reflektohet mirë në draftin ligjor të dikasterit përkatës është legalizimi i plotë i aseteve, falja e të gjithë detyrimeve të deritanishme, duke aplikuar një masë tatimore deri në 3 për qind. Z. Jaka: ATSH: Si pjesë e rëndësishmë e grupit negociator, cfarë nënkupton deklarata e ministrit Bode për aministi të plotë? Unë nuk mund t'a përkthej në asnjë formë tjetër nga ajo e deklaruar prej tij, por aminsti e plotë do të thotë falje e çdo detyrimi të deritanishëm përfshirë këtu dhe gjobat. Kjo do të sillte një frymë të re për biznesin. Mendoj që është koha e duhur për ta bërë këtë. Natyrisht duke mos futur në këtë falje biznese që kanë precedentë penalë. Pas gati 20 vjetësh duhet vendosur konkurrenca e drejtë dhe dalja nga ky trannzicion i gjatë. Në këtë kontekst vetë biznesi është gati të hedhë hapin e parë, duhet që dhe faktori politik të n'a mbështesë dhe të mos e zvarrisë më këtë proces. Kjo do i jepte frymë biznesit shqiptar dhe do e bënte më prestigjioz dhe konkurrues me sipërmarrësit e vendeve të tjera./n.m/
KOMENTE