Kroacia I Kërkon Serbisë Dhe Kosovës Angazhimin Në Dialog
DUBROVNIK (Kroaci), 10 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor i kërkoi sot Serbisë dhe Kosovës të angazhohen në dialog duke shtuar se kjo përbënte zgjidhjen e vetme të mundur për Beogradin dhe Prishtinën për mirëkuptim.
"E vetmja zgjidhje e mundshme për të gjitha problemet është dialogu dhe arritje e një marrëveshjeje të bazuar në respektin e përbashkët", nënvizoi për shtypin kryeministrja kroate.
"Ajo që mund t'u rekomandoj fqinjëve tanë është të ndërmarrin këtë rrugë'', shtoi ajo.
"E vetmja mundësi për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura është gjithmonë dialogu'', nënvizoi Kosor.
/ec/ a.jor.