English

LSI: Shqipëria s’duhet të humbasë shansin historik, lidershipi i PS të reflektojë

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se rezoluta e Parlamentit Evropian është udhërrëfyesi më i mirë, që duhet të ndjekë politika shqiptare për të mbërritur në standardet të cilat të bëjnë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim mbajti sot Lëvizja Socialiste për Integrim. Zëdhënësi i kësaj partie në koalicion qeveritar, Ardit Çela, doli para medieve pak minuta më parë, duke kërkuar që PS të reflektojë në qëndrimet e saj ndaj rezolutës evropiane.

Në të njëjtën kohë, LSI konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian, është në dëm të interesave të vendit, është në dëm të integrimit evropian të Shqipërisë.

“Shqipëria nuk do të humbë sfidat e saj të integrimit dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qenë pjesë e Evropës së Bashkuar, vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet”, - deklaroi z.Çela.

Ndaj, - tha ai, - e ftojmë Partinë Socialiste, ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vetë duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale, e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Europiane.

r.n/NOA

KOMENTE