Londër, 10 Korrik, NOA – Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për këtë vit, mbretëresha Elisabeta II e Anglisë do të ketë një gëzim tjetër të madh: Do të bëhet për herë të parë stërgjyshe!
Lajmi konfirmohet nga tabloidet britanike, sipas të cilave, në dhjetor parashikohet që të lindë djali i madh i Peter Philips, bir i Anës, i cili do ta bëjë në këtë mënyrë stërgjyshe mbretëreshën 84-vjeçare të Anglisë,
Vogëlushi që pritet të lindë atëherë, i bie që të jetë i dymbëdhjeti në radhë, trashëgimtar i fronit mbretëror, në përputhje me rregullat e vazhdimësisë për fronin britanik.
Këtë e ka raportuar vetë Pallati Mbretëror Buckingham Palace.
Peter, është 32-vjeç dhe nipi i parë i mbretëreshës, i cili është martuar me një kanadeze në muajin maj të vitit 2008.
n.e/NOA