Meksikë - Të Paktën 26 Persona Të Vrarë Në Më Pak Se 24 Orë Në Vend
QYTETI HUAREZ, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 26 persona janë vrarë në më pak se 24 orë në Meksikë, ku 14 prej tyre vetëm në Qytetin Huarez, qyteti më i dhunshëm i vendit, që ndodhet në kufi me SHBA-në, njoftoi sot Ministria meksikane e Drejtësisë.
Në radhët e viktimave në Huarez rezultonin tre persona të vrarë në një dyqan buke, dy persona të vrarë në një kafene dhe dy femra të masakruar, trupat e të cilave ishin hedhur në dy rrugica të ndryshme të zonës dhe ishin gjysmë të zhveshura.
Huarez ndodhet përgjatë kufirit me qytetin amerikan El Paso, të Teksasit.
Shtatë persona, meshkuj të moshës 19, po ashtu janë vrarë në vende të ndryshme të qytetit, sipas një zyrtari të ministrisë.
Dy vëllezër, të moshave 63 dhe 53 vjeç, u gjetën të vrarë në veturë në bashkinë e qytetit Balleza./
/i.p/