English

Mjekësi - Vitamina E Zvogëlon Rrezikun E Alcajmerit

STOKHOLM, 10 korrik /ATSH-MIA/ - Një studim i ri, realizuar nga shkencëtarët suedezë pohon se niveli i lartë i vitaminës E në gjak zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alcajmerit (Alzheimer) në moshë të shtyrë, çka do të thotë se kjo vitaminë parandalon rënien e funksioneve njohëse të trurit. Në studim janë përfshirë 230 pjesëmarrës të moshës mbi 80 vjeç. Fillimisht autorët e studimit kanë caktuar vlerat e vitaminës E në gjakun e pjesëmarrësve, ndërsa të njëjtën analizë e kanë bërë edhe pas gjashtë vitesh. Rezultatet e botuara në revistën ''Journal of Alzheimer's Disease'' tregojnë se niveli i lartë në gjak i të gjitha formave të vitaminës E kishte zvogëluar rrezikun për shfaqjen e demencës në 45 deri në 54 për qind në varësi të përdorimit të kësaj vitamine. Këto rezultate tregojnë se kombinimi i formave të ndryshme të vitaminës E ka efekt neuro-produktiv dhe e mbron popullatën e moshuar nga sëmundja e Alcajmerit./ a.jor.
KOMENTE