English

Një i vdekur dhe dy të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA ë Një person raportohet të ketë gjetur vdekjen kurse dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur para pak minutash në superstradën që lidh Tiranën me Fushë Krujën.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për përplasjen e një autoveture me targa të Kosovës me një makinë të tonazhit të rëndë tip trajner, por të dhënat e tjera nga vendngjarja janë ende të pakonfirmuara.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, pranë fshatit Aramers dhe po bën transportimin e të plagosurve për në Spitalin Ushtarak të Tiranës kurse end enuk eshte zbardhur identiteti i viktimës.

a.b/r.n/NOA Vijon...

KOMENTE