English

Një Tërmet 6,2 Ballë Rihter Godet Ishullin Amerikan Guam

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet i fortë me magnitudë 6,2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën jugore të ishullit amerikan, Guam në Oqeanin Paqësor në një thellësi 10 kilometra, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS). ''Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:43 GMT, 296 kilometra në juglindje të Hagatnas, kryeqyteti i Guam'', nënvizoi USGS. Sipas qendrës amerikane të alarmit nuk ka asnjë rrezik për cunami./ /ec/
KOMENTE