English

Oktapodi Paul pati të drejtë dhe këtë herë

Johanesburg, 11 Korrik 2010, NOA- Oktapodi Paul kishte të drejtë edhe këtë herë: Gjermania e treta në Afrikën e Jugut, Uruguai mundet 3 me 2.

Parashikuesi më i famshëm në botë tani nuk bën asnjë gabim.

Por duket se tifozët amerikanojugorë nuk e kanë pëlqyer këtë “profeci” dhe para garës kanë ekspozuar në stadium një stendë afishimi me receta uruguaiane për ta pjekur oktapodin në skarë. Por, si një mallkim i tifozëve fati i të kaltërve u kthye kundër ekipit të Tabarez.

Paul ka pritur: Fitoren gjermane. Sot në finalen e madhe midis Spanjën dhe Holandës, oktapodi Paul, ka thënë se do fitojë Roja, por jo të gjithë e shohin në të njëjtën mënyrë: për papagallin Mani do fitojë Holanda.

Një gjë është e qartë Pauli u ka hapur rrugën edhe kafshëve të tjera: pas tij erdhi panda Lin Ping, krokodili Harry dhe macoku Pedro.

Oktapodi anglo-gjerman ende gëzon famën e tij: Nga Spanja, ku e admirojnë atë sidomos pas fitores së skuadrës spanjolle vjen dhe një ofertë. Biznesmenët e qytetit Carballino kanë afruar 30 mijë euro për ta marrë Paulin në Spanjë.

a.e./NOA

{youtube}LZNb6ieidu8{/youtube}

KOMENTE