English

Operacioni “Korriku” prangos 13 të dyshuar për armë e drogë

Prishtinë, 10 Korrik, NOA – Plot 13 persona të prangosur ka qenë bilanci i një operacioni policor të zhvilluar në tërë territorin e Kosovës, me emrin e koduar “Korriku”.

Ljami i konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA bën me dije se që të gjithë këta persona janë ndaluar nën akuzën e mbajtjes së armëve pa leje, si edhe trafikimit të armëve.

Plani i këtij operacioni mësohet se është hartuar nga Drejtoria e Hetimit të Narkotikeve, dhe kryesisht i bazuar në informacionet e mbledhura në terren nga hetuesit, si edhe njësitë e tjera policore.

Qëllimi tij, ka qenë kontrollimi i lokaleve apo bareve, në të cilat dyshohet se bëhet blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e substancave narkotike.

n.e/NOA

KOMENTE