English

Operohet urgjentisht në gjendje të rëndë, gruaja e Romano Prodit

Romë, 10 Korrik, NOA – Ditë vërtet të vështira mund të konsiderohen këto të fundit, të kaluara nga ish-kreu i Komisionit Evropian, Romano Prodi, gruaja e të cilit ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në zemër.

Por, mësohet se Flavia Franzoni, tani është më mirë dhe mund të largohet brenda një afati të arsyeshëm nga mjediset e spitalit të kujdesit Ursula.

Sipas të dhënave, gruaja e ish-kryeministrit italian i është nënshtruar një ndërhyrje emergjente kardio-kirurgjike, e cila ka përfunduar pa asnjë komplikacion.

Flavia Franzoni, e cila ligjëron në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Shkencave Politike, u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni pas disa ditëve vizitash, gjatë të cilave u rezultua se ajo kishte një problem serioz në zemrën e saj.

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që gruaja e ish-kryeministrit italian t’i nënshtrohet kirurgjisë, tashmë kjo ka ndodhur edhe në vitin 2003.

n.e/NOA

KOMENTE