English

Pakistan - Të Paktën 102 Të Vdekur Nga Një Atentat Kamikaz Në Një Treg

PESHAWAR, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 102 persona mbetën të vdekur nga një atentat kamikaz të ndodhur natën e kaluar në një treg të një zone në veriperëndim të Pakistanit, më i rëndi në një seri atentatesh të talebanëve të lidhur me al-Kaidën, sipas një bilanci të ri të bërë publik sot nga zyrtarë lokalë. "Bilanci ka arritur në 102 të vdekur, pas nxjerrjes nga rrënojat të disa kufomave dhe vdekjes së disa prej të plagosurve në spitale si pasojë e plagëve të rënda'', deklaroi për AFP zyrtari lokal, Rasool Khan. Ky bilanc u konfirmua nga një tjetër zyrtar, Mairaj Mohammad. Në bilancin e mëparshëm, të bërë publik mbrëmjen e djeshme, flitej për 65 viktima./ /i.p/
KOMENTE