Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Express"
MARRËDHËNIA SPECIALE - Tony Blair kishte ndërtuar raporte të veçanta me popullin e Kosovës gjatë ditëve të vështira të luftës, në pranverën e 99-ës. Të premtën në Prishtinë, ai premtoi se do ta ruajë edhe më tej këtë marrëdhënie speciale me kosovarët. Ish-Kryeministri britanik tha se Kosova ka luftuar shumë për pavarësinë e saj dhe tash është koha ta fitojë edhe një betejë të rëndësishme - betejen e paqes.
Tituj të tjerë:
-Tony Blair viziton emnakët - Televizioni "BBC", gazetat "Daily Mail", "The Independent" apo agjencitë si "AFP" e "Associated Press" e kanë përshkruar deri në detaje vizitën e ish-kryeminstrit britanik, Toni Bler në Kosovë. Pështypje u ka bërë mikpritja dhe dashuria e shqiptarëve për të. Aq shumë e duan Blairin, sa i kanë pagëzuar fëmijët me emrin e tij.
-Problemi ishim vetë
-Rehatimi i Ballkanit
"Koha Ditore"
BLAIR PREMTON NDIHMË NË INTEGRIMIN EVROPIAN TË KOSOVËS - Ish-kryeministri britanik iu ka drejtuar qytetarëve në një tubim publik, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë
Tituj të tjerë:
-Blair: Hapeni derën e BE-së duke luftuar korrupsionin
-Tony Blair laurohet me "Doctor Honoris Causa" i UP-së
-"Vetëvendosje" pengon ndryshimin e Statutit të Gjilanit
-Kermabon: S;ka marrëveshje për njësi speciale në veri
-Cherie Blair u jep zemër grave krushiane dhe HANDIKOS-it
"Lajm"
CHERIE NGROH ZEMRAT E NËNAVE KRUSHJANE - Zonja Blair, gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës, u shoqërua nga zonja Sevdie, bashkëshorte e kryekuvendarit Krasniqi
Tituj të tjerë:
-Biografia e Cherie Blair
-Fjala e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës - Bashkimi Evropian është e ardhmja juaj
"Bota Sot"
TONI BLER, E PËRMBUSHËM LUTJEN E RUGOVËS PËR LIRINË E KOSOVËS - Pritje për heroin e mikun e shqiptarëve
Tituj të tjerë:
-Huper: Kosovës i duhet strategjia diplomatike pas GJND-së - Veriu me të vërtetë është një fuqi baruti
-Strategji, plane, dokumente.një mal dështimesh! - Platforma e Inteligjencës mos do mbes sikurse strategjia e sigurisë
-Copëtimi - Kundërshtohet arrestimi i aktivistëve të "Vetëvendosjes" - Reagojnë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni
-Nëse ndodhin, bisedimet do ta zyrtarizojnë riokupimin e Kosovës nga Serbia
-Kristalet e presidentit Ibrahim Rugova - Editoriali
"Zëri"
TASH LUFTOJENI KORRUPSIONIN - Tony Blair nuk është penduar asnjëherë pse ndihmoi Kosovën. Ai tani kërkon të luftohet korrupsioni për ta marrë vendin në BE
Tituj të tjerë:
-Serbia saboton bashkëpunimin rajonal
-Protestë e dhunshme në Gjilan
-S'ka njësi speciale në veri
-Kundër ndërmjetësimit të OKB-së - Përfaqësuesit politikë në Kosovë nuk e dëshirojnë UNMIK-un në tryezën e bisedimeve me Serbinë
"Infopress"
KOSOVA E KA VENDIN NË BE - Tony Blair në ditën e dytë të vizitës në Kosovë
Tituj të tjerë:
-"Azem e Shotë Galica" për çiftin Blair - Ish-Kryeministrit Blair i është dhuruar një foto e Azem dhe Shotë Galicës, nga përfaqësuesi i Odës Ekonomike Angleze
- Editorial - Miku i mirë, në ditë të vështirë
-Veriu i qetë
-Më 15 korrik hapet gjykata në veri?
-Strategji për sigurinë në komunikacionin rrugor
"Tribuna shqiptare"
MOS U NDALNI! - Ish-kryeminstri britanik, Tony Blair, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë
Tituj të tjerë:
-Tiranë - Rama vazhdon me të vjetrën
-Prishtinë - Dhuratë fotografia e Azemit dhe Shotës
-Shkup - Shqiptaret me ndikim!
-Thaçi e Hyseni në "Samitin e Kroacisë 2010" - Dubrovniku mirëpret Kosovën
"Epoka e Re"
VARET NGA JU - Tash e keni shtetin. Punoni që të hyni në Bashkimin Evropin - Do të vazhdoj të jem gjithnjë me popullin e Kosovës -Ish-kryeministri britanik Tony Blair
Tituj të tjerë:
UP nderoi Blairin me çmimin "Doctor Honoris Causa"
-S'ka rrezsik nga GJND-ja
-Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë protestuar tri orë para objektit të Kuvendit Komunal në Gjilan. Ata janë rrahur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës - Sërish dhunë policore
"Kosova Sot"
ERA E PERËNDIMIT FRYN NË KOSOVË - Editoriali
Tituj të tjerë:
-Në prag të privatizimit të Distribucionit - Borxhi 420-milionësh, pa adresë
-Ish-kryeministri britanik përcjell mesazhet për politikën kosovare - Forcojeni shtetin
-EULEX-i do të ngrejë padi për korrupsion /a.ke/