English

Prefektura E Tiranës: Termeti, Nuk Ka Dëme

TIRANË, 10 Korrik /ATSH/.- Institucioni i Prefektures të Qarkut të Tiranës konfirmoi sot se tërmeti i fortë i rënë pak mbas mesnatës, fatmirësisht nuk ka shkatuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Në një komunikim me ATSH-në, zëdhënësja e këtij institucioni, Esli Zala, tha se, "nga tërmeti i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e shtunë), në Qarkun e Tiranës nuk ka patur dëme në njerëz dhe dëme materiale". Termeti i fortë, me magnitudë 4.6 i Shkallës Rihter, me epiqendër 16 km në veriperëndim të qytetit të Elbasanit, u regjistrua natën e kaluar në të gdhirë të ditës së sotme (e shtunë). Termeti u regjistrua nga Instituti Gjeoshkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës në orën 00.15. Lëkundjet e tij, të zgjatura 3-4 sekonda, u ndjenë të forta në Elbasan, Tiranë, Durrës, si dhe në zonat përreth. /a.m//a.ke/
KOMENTE