Shba - Rusi - Shtëpia E Bardhë Vendosi Për Shkëmbimin E Spiunëve Para Arrestimeve
ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ - Shkëmbimi i spiunëve me Moskën, që u krye dje në aeroportin e Vjenës, u vendos nga Shtëpia e Bardhë disa javë para se 10 spiunët rusë të arrestoheshin. Në fakt autoritetet diskutuan më parë se si të evitonin një krizë diplomatike me Moskën dhe filloi të ndërtohej një listë me spiunët amerikanë që do të liroheshin në këmbim. Lajmi bëhet i ditur sot nga botimet elektronike të New York Times dhe Washington Post, që citojnë burime të administratës Obama.
/e.v/