English

Shkodër, Vllaznia Në Pritje Të Sulmuesit Xhevahir Sukaj

SHKODËR, 10 Korrik/ATSH-G. Marku/- Ekipi i Vllaznisë është në pritje të zyrtarizimit të kontratës me sulmuesin e talentuar Xhevahir Sukaj. Shkodrani, i cili u rrit dhe u formua si futbollist pranë Vllaznisë, e mbylli sezonin e kaluar në kampionatin egjiptian, pas një përvoje një vjeçare në kampionatin turk. Por, edhe pse kontrata e Sukajt përmbante vazhdimin me skuadrën egjiptiane edhe për këtë sezon, me mirëkuptim dypalësh, ajo është prishur, gjë që i jep mundësi Sukajt të zgjedhë një skuadër tjetër. Dhe, të gjitha shanset janë që skuadra e re e Sukajt të jetë Vllaznia e Shkodrës. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe burime zyrtare të klubit kuqeblu, por edhe vetë Sukaj ka pranuar se e pranishme është edhe pista "Vllaznia", që sipas tij, duhet marrë seriozisht në konsideratë. Në një prononcim për ATSH-në talenti shkodran, Xhevahir Sukaj, i cili ka qënë një ndër futbollistët më të spikatur të ekipeve kombëtare U-19, U-21, ka pranuar se në mes palëve janë realizzuar disa takime dhe firmosja e kontratës pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Ajo që e bën më të mundshme firmosjen e Sukajt për Vllazninë është edhe fakti që aktualisht skuadra shkodrane, e cila prej disa ditësh po përgatitet nën drejtimin e teknikut malazez, Mojash Radonjiç, nuk ka në radhët e saj asnjë sulmues tipik. Sezonin e kaluar për sulmin shkodran shërbyen i riu Bekim Bala dhe boshnjaku Sead Haxhibuliq, por në këtë sezon asnjëri nuk është në planet e Vllaznisë, i pari me ndërmjetësinë e klubit Vllaznia është transferuar në kampionatin turk, ndërsa i dyti është lënë i lirë./s.s./
KOMENTE