English

Spanjë - Manifestim I Madh Në Katalonjë Për Mbrojtjen E Autonomisë

BARCELONË, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Një manifestim u zhvillua sot në Barcelonë për mbrojtjen e statusit të autonomisë së zgjeruar në Katalonjë, vënë kohët e fundit në rrezik nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Të paktën dhjetëra mijëra persona manifestuan në rrugët e kryeqytetit rajonal nën sloganin ''ne jemi një komb, ne vendosim''. Manifestimi u organizua nga ''Omnium Cultural'', shoqëri për promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit katalanas. Manifestimi u mbështet nga partitë e rajonit me përjashtim të konservatorëve të Partisë Popullore (PP)./ /ec/ a.jor.
KOMENTE