Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Blater: Mandela Duhet T'I Dorëzojë Kupën E Botës Ekipit Fitues
English

Sport-Botëror/ Blater: Mandela Duhet T'I Dorëzojë Kupën E Botës Ekipit Fitues

TIRANË, 10 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, shpreson që të jetë Nelson Mandela ai që do dorëzojë trofeun e Kupës së Botës në fund të finales së ditës së diel mes Spanjës dhe Holandës. "Nëse Nelson Mandela vjen dhe qëndron deri në fund të ndeshjes është e mundur që trofeun ta dorëzojë ai. E dimë të gjithë se ai nuk ka qënë i pranishëm në stadiume për shkak të zisë në familje pas vdekjes së mbesës. Tani shpresojmë me zemër që ai të jetë në finale", thekson Blatter. Sipas shefit të FIFA-s, do të ishte një nder për Afrikën e Jugut dhe gjithë Afrikën nëse ai do ishte i pranishëm në finale, sepse ka qënë pikërisht Mandela ai që ka punuar shumë për të cuar Kupën e Botës në kontinentin e zi. Fondacioni Mandela ka bërë me dije se vendimi për praninë e ikonës së lirisë në finale do të merret ditën e nesërme. /a.ke/
KOMENTE