Sport-Botëror/ Gjermania, Për Të Dytën Herë Rresht, E Treta Në Botëror
TIRANË, 10 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Gjermania nuk arriti ëndrrën e saj për kupën e botës, por në këtë eveniment të madh që zhvillohet në Afrikën e Jugut zuri vendin e tretë, pas një ndeshjeje të fortë që pati sonte me Uruguajin.
Takimi nisi i vrullshëm me plot raste për shënim nga të dy ekipet. Muller arrin të shënojë i pari në minutën e 19-të të pjesës së parë, ndërsa Cavani barazon për uruguajanët në minutën e 28-të.
Pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë Forlan shënon për ekipin e tij duke i krijuar siguri Uruguajit. Por gjermanët nuk tërhiqen dhe kërkojnë patjetër golin e barazimit që u realizua nga Jansen, ndërsa Khedira vulos fitoren me golin në fund të pjesës së dytë.
Gjermania erdhi deri në këtë fazë pas ndeshjeve shumë të vështira me Anglinë dhe Argjentinën, por nuk arriti të përballojë spanjollët duke u mundur në gjysmëfinale me rezultatin e ngushtë 0-1. Për uruguajanët rruga ishte disi më e lehtë, por ata nuk arritën të superonin një kundërshtar të fortë në këtë botëror, siç është Holanda.
Tulipanët ndeshen nesër në mbrëmje me Spanjën, në finalen e madhe të shumëpritur të botërorit Afrika 2010.
Gjermani - Uruguaji 3-2
Shënues: 18' Muller (G), 28' Cavani (U), 6' st Forlan (U), 10' st Jansen (G), 37' st Khedira (G)
Gjermania (4-2-3-1): Butt, Lahm, Mertesacker, Friedrich, Aogo; Khedira, Schweinsteiger; Jansen (Kross 81'), Muller, Oezil; Cacau (Kiessling 73'). (Neuer, Wiese, Tasci, Badstuber, Boateng, Trochowski, Marin, Podolski, Kiessling, Kroos, Klose, Gomez) Trajner: Joakim Loew
Uruguaji (4-3-3): Muslera, Fucile, Godin, Lugano, Caceres, Arevalo, Perez (Gargano 77'), Pereira, Suarez, Cavani, Forlan. (Castillo, Silva, Gargano, Victorino, Eguren, A. Pereira, Abreu, Lodeiro, Gonzalez, Scotti, A. Fernandez, S. Fernandez) Trajner: Oscar Tabarez