Sport - Botërori - Fifa Nuk Pranon Kërkesën Për Një Minutë Heshtje Për Srebrenicën Para Finales Holandë-Spanjë
SREBRENICË, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) hodhi poshtë një kërkesë për të kujtuar 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje para finales së Botërorit 2010, njoftoi sot një OJQ boshnjake.
Shoqata ''Antena Boshnjake e Shoqërisë për Popujt e Kërcënuar (SPM)'', me bazë në Gjermani i kishte kërkuar një minutë heshtje në muajin maj FIFA-s para finales, që do të zhvillohet nesër me ndeshjen mes Holandës dhe Spanjës në stadiumin ''Soccer City'' në Johanesburg.
Nesër në Bosnje-Hercegovinë do të përkujtohet 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës.
Rreth 8 000 burra dhe adoleshentë myslimanë u vranë në 11 korrik 1995 nga forcat
serbo-boshnjake që kishin pushtuar enklavën myslimane të Srebrenicës, një zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.
Kjo masakër u cilësua si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare./
/ec/ a.jor.