English

Stadiumi Port-Elisabeth, nis sfida Gjermani-Uruguaj

Port-Elisabeth, 10 Korrik, NOA – Sapo ka nisur në stadiumin Port-Elisabeth të Afrikës së Jugut, ndeshja e parafundit e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, mes ekipeve të Gjermanisë dhe Uruguajit.

Që në minutat e para, Uruguaji ka rrezikuar me anë të Furlan, ku gjatë një goditje, ka kaluar për pak shtyllën e portës gjermane, në të cilën nuk qëndron portieri Nouen, për shkak të prekjes së tij nga virusi i gripit.

Madje dhe vetë trajneri gjerman, Joachim Loeu, nuk është paraqitur në ndeshjen e sotme kundrejt Uruguait, e cila është e vlefshme për vendin e tretë të këtij Botërori.

Ndër lojtarët e prekur nga gripi janë, sulmuesi Lukas Podolski dhe kapiteni Filip Lahm, që të dy të munguar në ndeshjen e sotme përballë Uruguajit, e cila për shkak të këtyre mungesave, paraqitet të jetë e vështirë për ekipin gjerman.

Tashmë ky i fundit, më shumë se për një lojë të bukur, në këtë ndeshje të fundit të Botërorit, do të luajë për të vënë në vend nderin e humbur gjatë përballjes me Holandën në gjysmë-finale, gjatë së cilës humbën 1-0.

n.e/NOA

KOMENTE