English

Tpi: Arrestimi I Mladiçit I Nevojshëm Për Besueshmërinë E Be-Së

BERLIN, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Arrestimi i Ratko Mladiçit, i shpallur fajtor për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (TPI) për ish-Jugosllavinë është i nevojshëm për besueshmërinë e Bashkimit Evropian, theksoi sot prokurori i TPI-së, Serge Brammertz për të përditshmen gjermane ''Die Welt''. "Pa ligj nuk ka paqe dhe stabiliteti i Ballkanit mbetet një çështje teorike'', tha gjykatësi belg. ''Arrestimi i Ratko Mladiçit, ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnje-Hercegovinës mbetet një test për besueshmërinë e BE-së si brenda ashtu dhe jashtë saj'', konfirmoi prokurori. Disa politikanëve, për të kuptuar që stabiliteti i Ballkanit është i rëndësishëm dhe që duhet të shikojnë përpara, gjyqtari Brammertz u dha të drejtën për të biseduar me të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës më 1995. "Për këto viktima nuk ekziston e djeshmja, por çdo ditë'', këmbënguli prokurori duke e gjykuar shqetësues faktin që në Serbi 65 për qind e popullsisë është shprehur kundër arrestimit të Ratko Mladiçit. "Nuk është normale që ata që janë akuzuar si përgjegjësit e krimeve më të rënda të kryera në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore të shihen gjithmonë si heronj nga një pjesë e popullsisë'', shtoi ai. Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle kërkoi sot në një komunikatë intensifikimin e përpjekjeve për arrestimin e Ratko Mladiçit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE