English

15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës

Srebrenicë, 11 korrik, NOA - Sot shënohet 15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën paramilitarët serbë të Bosnjës ekzekutuan mbi 8000 burra dhe djem myslimanë.

Mijëra veta pritet të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në qendrën përkujtimore Potoçari, ku edhe do të varrosen rreth 775 mbetje kufoma, të identifikuara së fundi.

Presidenti serb, Boris Tadiç, homologu i tij kroat, Ivo Josipoviç, dhe kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve pjesëmarrës.

Masakra kundër burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995 është genocidi më i rëndë i ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Zbardhja historike dhe juridike e kësaj ngjarje nuk ka përfunduar ende.

NOA

KOMENTE