Kunduz, (Afganistan), NOA - Së paku 11 policë afganë dhe një zyrtar rajonal janë vrarë në tre incidente të ndara në veri të vendit. Sulmet besohet se kanë autorë militantët e rrjetit terrorist Al Kaida, që veprojnë në provincën e Kunduzit.
Veriu i Afganistanit nuk ka qenë qendër e ashpër e luftimeve mes forcave ndërkombëtare dhe militantëve, por së fundi në këtë pjesë është vënë re një rritje e aktivitetit të talibanëve vendorë.
Ndërkohë që humbje ka pasur dhe në radhët e forcave të koalicionit anti-terrorizëm.
NOA/ANSA