Afganistan - Të Paktën 11 Të Vrarë Nga Sulmet E Talebanëve
KUNDUZ (Afganistan), 11 korrik /ATSH-AFP/ - Një guvernator i distriktit dhe 11 policë u vranë nga sulmet e talebanëve në mbarë Afganistanin, njoftuan sot autoritetet afgane.
''Të paktën gjashtë policë u vranë dje në mbrëmje nga rebelët në një postë kufitare, pranë kufirit me Taxhikistanin, në provincën Kunduz, në pjesën veriore'', njoftoi një zyrtar lokal, Mohammad Ayoub.
''Gjithashtu dje u vra dhe shefi i distriktit fqinj, Qala-i-Zal nga shpërthimi i një bombe'', sipas një komunikate nga Ministria e Brendshme dhenjë zyrtar lokal.
Malim Nazeer ishte në rrugë për të shkuar në kryeqytetin e provincës ku si pasojë e shpërthimit të një bombë artizanale ai humbi jetën së bashku me shoferin e tij dhe u plagosën dhe dy persona të tjerë dukepërfshirë dhe djalin e tij'', theksoi Mehbubullah Sayeedi, zëdhënës i guvernatorit rajonal./
/ec/