English

Afganistan, vriten gjashtë ushtarë të NATO

Kundus (Afganistan), 11 korrik NOA - Në Afganistan nga luftimet më të fundit dhe sulmet e ushtruara, sipas të dhënave të NATO-s kanë humbur jetën gjashtë ushtarë nga trupa ndërkombëtare e mbrojtjes, ISAF. Nga sulmet ndaj automjeteve ushtarake të Bundesverit në veri të vendit u plagosën dy ushtarë gjermanë.

Sulmet ndodhën në afërsi të kampit të fushimit në Kundus. Ndërkohë ministri i Jashtëm Guido Westerwelle njoftoi se vitin e ardhshëm ushtria gjermane do të tërhiqet nga njëra prej nëntë provincave në veri të Afganistanit.

NOA

KOMENTE