Afrikë e Jugut, 11 Korrik, NOA – Ditën e diel në mbrëmje do të luhet finalja e shumëpritur e këtij Botërori, e cila do të zhvillohet midis Spanjës dhe Holandës në Johanesburg dhe është e vlefshme për titullin kampion.
Pritet të jetë një ndeshje e ekuilibruar pasi që të dyja skuadrat janë të pajisur me katër lojtarë fantastikë nga njëra anë Holanda me Robben, Snijder, Kuyt dhe Van Persie, në tjetrin Spanja me Iniesta, Xavi, Xabi Alonso dhe Villa.
Megjithëse, gjithçka mund të vendoset dhe në kohën shtesë kuotat e basteve favorizojnë lehtësisht Spanjën.
Për të përmendur se në rast të penalltive, tradita e ka zhgënjyer gjithmonë Holandën ku ka rezultuar humbëse 4 ndeshje në 5.
r.b/NOA