English

Afrikë e Jugut 2010: Kaos në aeroport, rimbursim i biletave?!

Afrikë e Jugut, 11 Korrik, NOA - Zëdhënësi i FIFA-s, Nicolas Maingot, nuk e përjashton mundësinë se ata mund të rimbursojnë biletat e tifozëve të cilët natën e fundit nuk arritën dot të merrnin pjesë në gjysmë-finalen mes Gjermanisë dhe Spanjës dhe kjo vetëm si rrjedhojë e trafikut të dyndur në aeroportin “King Shaka” në Durban.

Shumë fluturime të tifozëve të dy ekipeve janë çuar në Johanesburg, kjo sepse numri i pistave të lira ishte i paktë dhe kjo si rrjedhojë e fluturimeve të shumta me avionëve privatë.

Diçka e tillë ka shkaktuar zemëratën e tifozëve që kishin humbur ndeshjen midis Spanjës dhe Gjermanisë.

r.b/NOA

KOMENTE