English

Axhenda Ndërkombëtare 11 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ JOHANESBURG - Kampionati Botëror i Futbollit, i pari i organizuar në Afrikë, mbaron sot me finalen Holandë-Spanjë. Jo i pranishëm në ceremoninë e hapjes, pas vdekjes tragjike të stërmbesës, ish-presidenti afrikanojugor dhe heroi i luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela pritet të shohë finalen. AMSTERDAM/MADRID/BARCELONË/PAMPELUNE - Dy vende për herë të parë për fitimin e Kupës së Botës në futboll, Holanda dhe Spanja. Reagime nga Madridi, Barcelona, Pampelune dhe Amsterdami, ku dhjetëra mijëra persona do ta shohin ndeshjen nga ekrane gjigante. TË TJERA -------------- SREBRENICË - Të paktën 50 000 persona pritet të marrin pjesë sot në 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në Bosnje, ku humbën jetën rreth 8 000 myslimanë boshnjakë, në korrik 1995. Masakra e kryer nga forcat serb-boshnjake në fund të luftës së Bosnjes (1992-95) është konsideruar gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare. Ceremonitë civile dhe fetare duhet të fillojnë në orën 09:00 GMT. Ato do të fillojnë me varrosjen e eshtrave të 775 viktimave të masakrës, në qendrën memoriale të Potocarit, ku aktualisht ndodhen edhe 3 749 viktima të tjera. Sipas organizatorëve në këto ceremoni do të marrin fjalën edhe kryemimistri belg, Yves Leterme, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së si edhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan. NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e situatës së krijuar pas ndotjes gjigante të ambientit me naftë të Gjirin e Meksikës. MOSKË - Ndjekje e situatës së shkëmbimit të spuinëve mes SHBA-së dhe Rusisë. HANGA ROA (Kili) - Ishulli i Pashkëve do të jetë një nga pikat kryesore nga mund të shikohet eklipsi i Diellit./ a.jor.
KOMENTE