English

Be: Srebrenica Krim Që Nuk Mund Të Përsëritet

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-MIA/ - Bashkimi Evropian deklaroi sot, me rastin e 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, se një veprim i tillë nuk mund të përsëritet. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule thanë se Srebrenica është "kujtim i një veprimi që nuk mund të përsëritet". "Në këtë ditë pikëllimi, kur përkujtojmë 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, Bashkimi Evropian nderon viktimat dhe ngushëllon ata që qëndruan pas tyre", thuhet në kumtesën e Ashtonit dhe Fules. Përfaqësuesit e lartë të BE-së theksojnë se "pajtimi duhet t'u lihet brezave të ardhshëm"./ a.jor.
KOMENTE