Romë, 11 korrik, NOA – Pas operacionit në shpinë portieri italian Gianluigi Bufon e ka marrë veten. Mediat italiane raportojnë se Bufon ka nisur të ecë normalisht, por koha që duhet për rikthimin e tij në kombëtaren italiane është ende e pa qartë.
“Kanë kaluar vetëm pak ditë që kam dalë nga operacioni. Por fakti që arrij të eci mjaft mirë dhe që kam forca për të qëndruar në këmbën e majtë, është një sinjal i mirë”, ka thënë Bufon, i cili pritet të kthehet sërish në lojë me skuadrën e Juventuesit.
Por kirurgët që kanë marrë përsipër operacionin kanë thënë se lojtarit i duhen të paktë tre muaj për të rimarrë veten dhe për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.
NOA