Cameron: Fajtorët E Gjenocidit Në Srebrenicë Të Dalin Përpara Drejtësisë
SË
LONDËR, 11 korrik /ATSH-MIA/ - Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi se qeveria britanike nuk do të ndalet së vepruari derisa fajtorët për masakrën e Srebrenicës të dalin përpara drejtësisë.
''Qeveria britanike do të vazhdojë të përpiqet që të nxjerrë përpara drejtësisë Ratko Mladiçin si dhe të gjithë të tjerët, veçanërisht Goran Haxhiçin'', theksoi Cameron.
Duke folur me rastin e 15-vjetorit të gjenocidit të kryer në këtë qytet të
Bosnje-Hercegovinës, kryeministri britanik shpjegoi se bëhet fjalë për një krim që turpëroi Evropën.
''Për këtë arsye, Britania e Madhe dhe bota asnjëherë nuk do ta harrojnë gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë'', deklaroi ai.
Në ceremonitë përkujtimore në Srebrenicë, në emër të qeverisë britanike merr pjesë baronesha Varsi, ministre pa portofol./
a.jor.