English

Dokle prezanton kandidatët e PS për Tiranën

Tiranë, 11 korrik, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka bërë sot prezantimin e dy kandidatëve për kryetar rrethi në kryeqytet. Si i dërguar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Dokle ka deklaruar se procesi do të zhvillohet në bazë të votimit të fshehtë, ku të gjithë anëtarët e asamblesë do të japin votën në mënyrë demokratike.

Dokle u shpreh se dy kandidatët përfaqësojnë vlerat më të mira të Partisë Socialiste dhe se procesi i zgjedhjes së tyre do të jetë transparent. “Kandidatët janë zgjedhur për vlerat e spikatura dhe vlerësohen nga partia në bazë dhe në qendër “.

Deputeti i PS-së ka marrë pjesë dhe në ngritjen e komisionit që do të administrojë votat e 280 anëtarëve të Asamblesë së PS.

Komisioni është i përbërë nga pesë anëtarë.

NOA

KOMENTE