English

Ekon - Shpërbërja E Zonës Euro Do Të Nxisë Rritjen Ekonomike Në Evropë

LONDËR, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Shpërbërja e zonës euro do të mundësojë një rikthim të rritjes ekonomike në të gjithë Evropën, sipas Christopher Smallwood, ekonomist në kabinetin Capital Economics, i cili u angazhua për një rikthim në sistemin e monedhave kombëtare për rritjen e prosperitetit në Evropë. "Në interes të shëndetit ekonomik dhe suksesit të ardhshëm të Bashkimit Evropian zona euro duhet të shpërbëhet'', theksoi kabineti londinez. "Në kushtet aktuale, anëtarët më të dobët të zonës euro që janë Portugalia, Italia, Irlanda, Greqia dhe Spanja rrezikojnë të përballen për disa vite dhe madje dhe dekada me depresion ekonomik dhe deflacion'', theksoi Christopher Smallwood. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, Gjermania, kampioni ekonomik në zonën euro, do të vazhdojë ta bazojë rritjen ekonomike mbi eksportet (...), duke i hequr gjithashtu partnerëve të saj perspektivat e eksporteve'', theksoi Smallwood./ /ec/
KOMENTE