Paris, 11 korrik, NOA - Drejtësia franceze ka nisur një hetim pas denoncimeve të ish-financieres së Lilian Betankur, gruas më të pasur në Evrope dhe trashëgimtares së L’Oreal, e cila mësohet se nëpërmjet ish-ministrit të Punës, Erik Bert ka financuar fushatën elektorale të presidentit francez, Nicholas Sarkozy.
Pas skandalit, kryeministri francez, Fransua Fijon përjashtoi çdo mundësi të rikompozimit të kabinetit qeveritar.
“Nuk kemi ndërmend t’i shtojmë krizës financiare edhe një krizë politike”, deklaroi Fijon.
Vetë presidenti Sarkozy kërkoi nga anëtarët e kabinetit qeveritar të ruajnë qetësinë dhe të përqendrohen në punën e tyre.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Sarkozy do të prononcohet për çështjen Betankur në 13 korrik.
Në qendër të skandalit, tashmë është ministri i Punës, Erik Vert, i cili akuzohet se në mars të vitit 2007 mori nga pronarja e L’Oreal, Lilian Betankur, 150 mijë euro, shumë që shkoi për fushaten elektorale të Sarkozy.
Nëse kjo akuzë vërtetohet atëherë bëhet fjalë për një financim të paligjshëm të fushatës elektorale, që sipas ligjit francez, lejon financim deri në 7 mijë e 500 euro. Sarkozy dhe Vert kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se bëhet fjalë për shpifje.
mit/NOA