English

Fshehu pijet kontrabandë në barin e bagëtive, arrestohet kosovari

Mitrovicë, 11 korrik, NOA – Ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të futur në qytet pije kontrabandë një qytetar nga Mitrovica. Për t’ju shmangur forcave të policisë, ka fshehur një sasi të konsiderueshme pijesh të gazuara në traktorin e ngarkuar me bar. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë dhe personi i ndaluar nga policia ka qenë me kombësi shqiptare.

Sasia e fshehur në barin e bagëtive ka qenë rreth 1500 litra pije “Coca Cola” dhe “Fanta”.

“Gjatë kontrollimit është gjetur brenda në bar një sasi e pijeve të gazuara. Malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

NOA

KOMENTE