English

Hidhet në lumë për të shpëtuar 29-vjeçarin turk, mbytet një shqiptar

Ticino, Itali, 11 Korrik 2010 NOA – Fund tragjik për një burrë shqiptar i cili në përpjekje për të shpëtuar një të ri turk, ka gjetur vdekjen i mbytur në një lumë në lokalitetin italian Ticino, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja i mori jetën një 49 vjeçari, emigrant nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas hetimeve të para, burri shqiptar ishte nën shoqërinë e disa të njohurve të tij, bashkatdhetarë, kur papritur ka parë një person në lumë të rrezikohej të mbytej.

49-vjeçari shqiptar është hedhur në ujin e lumit që gjendet ndërmjet zonës së Oleggio e Bellinzago, provincë e Novara dhe atje ka gjetur vetë vdekjen.

Ndërkohë 29-vjeçari turk ka shpëtuar dhe ai është dërguar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, në spitalin lokal.

r.n/NOA

KOMENTE