English

I dashuri e braktis, gruaja i shpërthen penisin me fishekzjarrë

Moskë, 12 Korrik 2010, NOA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi. Sipas mediave lokale Kira V. pasi mori lajmin e keq se partneri i saj, Alik D., 33 vjecar kishte si qëllim të largohej nga ajo për t'u kthyer te gruaja e tij i ka sugjeruar një darkë lamtumire dhe e ka dehur. Ndërsa Alik flinte, në shenjë hakmarrje, ajo i ka lidhur në penis disa fishekzjarrë që më pas i ka plasur.

Zhurma e fishekzjarrëve i ka çuditur fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë. Agjentët e policisë e kanë dërguar menjëherë në spital të plagosurin ku është duke u kuruar për lëndime të rënda në trup dhe në gjendje kritike për jetën. Gruaja është arrestuar.

a.e./NOA

KOMENTE