San Benedetto, 11 Korrik 2010 NOA – Plot gjysmë kilogrami kokainë kanë arritur të fshehin nën të mbathura dy emigrantë shqiptarë, por edhe kjo mënyrë e trafikimit të drogës së fortë nuk u pati sukses sepse u kapën “me presh në duar”.
Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se janë arrestuar G.Y., 36 vjeç dhe H.I., 21 vjeç, që të dy emigrantë të rregullt nga Shqipëqria, prej vitesh me banim në Itali.
Dy shqiptarët u kapën mëngjesin e së Dielës në zonën e Battifolle, në kilometrin e 370-të të korissë jugore të autostradës A1 duke udhëtuar me një mjet tip veturë, Opel Astra.
Policia lokale tha se kreu kontroll rutinë ndaj makinës me shqiptarë dhe kur asgjë nuk u gjet në makinë, për shkak të dyshimeve të lindura në kontroll e sipër, morën të dyshuarit në komisariatin më të afërt dhe i detyruan të pranojnë kontroll trupor.
Nën mbathje, 21-vjeçarit H.I., iu gjetën në total 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë që ju shihni në foto pas sekuestrimit nga policia.
Policia tha se i arrestoi dy shqiptarët dhe tani ata gjenden në burgun e San Benedettos në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë nga gjykata lokale.
j.m/r.n/NOA