Romë, 11 korrik, NOA - Policia italiane arrestoi sot një prej krerëve më të shumëkërkuar të mafias në vend, i cili renditej si një nga 100 personat më të rrezikshëm në Itali.
I arrestuari është Elion Amato.
Ai dyshohet se drejton një prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe po ashtu mendohet të jetë koka e familjes mafioze Amato – Pagano, pjesë e ish-organizatës kriminale napolitane Kamora.
Veç tij policia italiane vuri në pranga dhe nipin e tij, i dyshuar si një prej ekzekutorëve kryesorë të bandës mafioze.
Arrestimi i sotëm vjen një ditë pas aksionit të policise italiane në Napoli, ku u sekuestrua një sipërfaqe e madhe toke pranë liqenit Avernus, pronë e një organizate kriminale lokale që bashkëpunonte me Kamorën.
mit/NOA