Izrael - Policia Merr Në Pyetje Olmert Për Skandalin E Pasurive Të Patundshme
JERUSALEM, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert u pyet sërish nga policia në kuadër të një hetimi në lidhje me çështjen "Holyland", një skandal i madh për pasuritë e patundshme në Jerusalem, njoftoi sot një zëdhënës i policisë.
Ai u mor dy herë në pyetje në muajin maj nga hetuesit e brigadës së mashtrimeve.
"Ehud Olmert u dërgua sot në mëngjes në selinë e brigadës në Lod pranë Tel-Aviv-it'', theksoi zëdhënësi Micky Rosenfeld.
Ai dyshohet për spastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre në kohën që ka qenë kryetar Bashkie në Jerusalem dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas medias, Olmert dyshohet për marrje rryshfetesh që arrijnë shumën e 700 000 eurove për t'i hapur dritën e gjelbërt projektit "Holyland", një kompleks gjigand në Jerusalem, në kohën që ai ushtronte funksionin e kryetarit të Bashkisë (1993-2003)./
/ec/